“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike.

Në reagimin e tyre, tifozët kanë shprehur respekt dhe nderim për sakrificën e tij, duke e cilësuar si një figurë që mbetet e paharruar për klubin, qytetin dhe kombin.

“Arpagjik’t sot përkulen me respekt para emnit të Përparim Thaçit, ish-futbollistit të FC Liria dhe dëshmorit që e dha jetën për lirinë e vatanit”, thuhet në mesazhin e tyre, raporton PrizrenPress.

Ata kanë theksuar se ai mbetet shembull i bashkimit të sportit me sakrificën për atdheun.

“Ai luftoi me zemër si në fushën e blertë, ashtu edhe për tokën që e deshi mbi gjithçka. Sakrifica e tij mbetet krenari për qytetin, klubin dhe çdo shqiptar”, thuhet më tej.

Në fund, tifozët e kanë përmbyllur mesazhin me nderim të veçantë: “Në përvjetorin e rënies së tij heroike, e kujtojmë me mall e nderim një emër që s’shuhet kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorit Përparim Thaçi!”./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit