Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda”, ku i dyshuari ka kanosur seriozisht me jetë nënën e tij.
Sipas të dhënave nga organet e hetuesisë, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa i dyshuari raportohet se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale. Në dëshmitë e siguruara nga kallëzimi penal, kanosja ndaj viktimës ndërlidhet me motive të kaluara familjare, specifikisht me vrasjen e babait të të dyshuarit.

Pas denoncimit të rastit, Prokuroria e Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka iniciuar procedurën penale për veprën “Dhunë në familje”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi prej rreth 4.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, teksa i dyshuari ngarkohet për dy vepra të ndara penale.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren