Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të mbajtur në Zhur, duke thënë se ky tubim dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Atmosferë e shkëlqyer sot, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, në tubimin e PDK-së në Zhur që dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe nevojën për ndryshim në vend”, ka shkruar Totaj.
Sipas tij, zhurjanët kanë shprehur besimin se Kosovës i duhet një qeverisje e përgjegjshme dhe zhvillimore për ta nxjerrë vendin nga kriza e viteve të fundit.
“Bedri Hamza, së bashku me kandidatët për deputetë të PDK-së, me vizion të qartë, do ta rikthejnë zhvillimin, dinjitetin dhe perspektivën për qytetarët”, ka theksuar Totaj.
Ai shtoi se slogani i PDK-së, “Stop krizës – Ndrysho Kosovën”, po gjen mbështetje gjithnjë e më të madhe te qytetarët, ndërsa në fund falënderoi banorët e Zhurit për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë tubimit.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

