Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë.

Komuna e Suharekës nënvizon se këtë vit nuk është në gjendje t`i vijë në ndihmë familjes Destani, për shkak të mungesës së buxhetit emergjent.

“Ditë e shtunë ka qenë, atë ditë në orën gjysmë në pesë, më ka thirr djali, më tha a po vjen pak te dhentë, sepse dhentë diçka nuk janë mirë, u dola para dhenve, i pash që nuk janë mirë, e kam thirr policinë, veterinerët e komunës së Suharekës, kanë ardhur, i kanë marr analizat ditën e diele, ditën e hanë i kanë dërguar mostrat atë ditë mi kanë kthye në orën 10-të dhe më kanë thënë se dhentë nuk guxojnë me u lëvizë nga stalla, duhet mi izolu, kanë ardhur ditën e enjte në mëngjes e i kanë asgjësuar, gjithsej kanë qenë 130 copa”. ka thënë Desatni.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Stallat e tij, tani është e zbrazur, ndonëse kishte filluar të bëjë gati edhe ushqimin për dimër për tufën e tij. E blegtoria për familjen Destani është i vetmi burim financiar.

“I kam pas të shitur kurbanet krejt, krejt i kam anuluar, nuk kam lënë asnjë kurban me me dal prej stallës, sepse me helmu një fëmijë apo dikënd nuk ma vyen mua, sepse 130 copa dhen shkojnë e vijnë a një fëmijë i dikujt ma nuk vjen. Kisha bërë apel për me më ndihmu diçka se shumë keq i kam punët, s’mundem të rrijë pa ta, sot me më ndihmu nga ministria sot i bëj prapë”, ka shtuar ai

Ndërkohë, që autoritetet komunale nënvizojnë se pas izolimit të tufës së sëmurë, nuk ka pasur tufa të tjerë të infektuara.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“Faktikisht ku e kemi pasur këtë problematik nuk janë afër dhe kjo ka ndihmuar që të mos shpërndahet kjo sëmundje sepse është sëmundje virusale dhe shpërndahet shumë shpejt, mirëpo nuk kemi siç e thash edhe më parë nuk kemi ndonjë njoftim tjetër nga fermerët dhe vazhdimisht që jemi në terren nuk kemi ndonjë sëmundje të këtij lloji në ferma të tjera”, ka thënë Armend Krasniqi – Drejtor i bujqësisë në Suharekë.

Fshati Delloc i Suharekës, është një ndër fshatrat malorë jo shumë afër me fshatrat e tjera, ndërsa kjo komunë regjistron afërsisht 50 blegtorë të merren me rritjen dhe mbarështimin e deleve./rtk/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Lajmet e Fundit