Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar mbi dy mijë gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë evidentuar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 2.132 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.

Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.

Sipas statistikave zyrtare, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe raportuese.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit