Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit.
Ngjarja do të zhvillohet më 13 qershor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Mejdanin e Opojës, ku do të organizohen gara tradicionale të kuajve dhe duele të pehlivanëve, duke bashkuar sportin, traditën dhe kulturën opojare, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se sivjet rikthehet edhe një prej traditave të hershme të zonës.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se, duke filluar nga ky vit, krahas garës tradicionale të vrapimit të kuajve, Komuna e Dragashit rikthen edhe Garën e Pehlivanëve. Ju mirëpresim më 13.06.2026, duke filluar nga ora 12:00, në Mejdanin e Opojës, për të ndjekur nga afër këtë ngjarje sportive dhe kulturore. Mirë se vini!”, ka njoftuar Xheladini.
Manifestimi organizohet nga Komuna e Dragashit dhe Klubi i Kuajve “Opoja”, me synimin e ruajtjes dhe promovimit të traditave vendore që përcillen brez pas brezi./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
