Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Pas votimit, Totaj i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Së bashku me familjen time, sapo votuam për ta përmbushur obligimin tonë qytetar dhe për të kontribuar në procesin demokratik të vendit”, ka deklaruar Totaj.
Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar se çdo votë është e rëndësishme për të ardhmen e vendit.
“I inkurajoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në zgjedhjen e Parlamentit të ri të Republikës së Kosovës. Çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë”, u shpreh ai./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
