Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri me inicialet A.D. dyshohet se më 7 qershor 2026, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në Jabllanicë të Prizren, në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të paplotësuara, raporton PrizrenPress.

Sipas dyshimeve të ngritura nga organi i akuzës, fletëvotimet ishin shkëputur paraprakisht nga blloku i fletëvotimeve, me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

“I pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë (6) fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prizren theksoi se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Kosova voton sot

Në breg të detit

Lajmet e Fundit