0.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kush ia nisi luftës ma i pari?

Lufta1Gjermania, Astro-Hungaria, Rusia, Serbia, Britania? Kush nga këto shtete filloi e para Luftën e Parë Botërore? Lexoni dhjetë interpretime të historianëve të ndryshëm, të cilët japin mendimet e tyre për këtë çështje.

1. Max Hastings – historian ushtarak

Gjermania

Asnjë shtet më shumë se sa Gjermania nuk ka më shumë përgjegjësi për fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Gjermania edhe e vetme kishte fuqinë që të ndalojë këtë katastrofë, por që në korrik të 1914 ajo nxori “çekun e bardhë”, dhe kështu i dha mbështetje Austrisë për të pushtuar Serbinë.

“Nuk jam shumë i bindur në argumentin se Serbia ishte një shtet i dobët dhe meritonte që të ishte në duart e Austrisë. Por, unë besoj që Rusia dëshironte një luftë europiane, sepse liderët e saj e dinin se ata ishin në pozitë më të mirë luftuese”, thotë Hastings.

Ai mendon se pyetja që duhet të ngrihet është nëse Britania ishte e obliguar që të hynte në këtë konflikt europian.

“Mendimi im personal është se neutraliteti ishte një opsion i mirë pas fitoreve të mëdha të Gjermanisë në këtë kontinent, të cilat më pas do të akomodonin Britaninë, dhe Gjermania sërish do të dominonte oqeanet dhe sistemin financiar global”, mendon Max Hastings.

 

2. Richard J Evans – Profesor i historisë në Universitetin e Cambridge

Serbia

“Serbia ka përgjegjësinë më të madhe për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Nacionalizmi dhe ekspansionizmi serbi ishin forcat më të mëdha dhe mbështetja serbe për terroristët e ‘Duarve të Zeza’ ishte jashtëzakonisht një vendim i papërgjegjshëm. Ndërkaq, Austro-Hungaria kanë vetëm një përgjegjësi të vogël për shkaktimin e panikut dhe vrasjen e mbretit të tyre” , thotë Richard J Evans.

Profesori Evans mendon se Franca dhe Rusia rritën agresivitetin e tyre kundrejt Astro-Hungarisë, e Gjermania mbështeti pushtimin e austriakëve. Ai mendon se Britania dështoi dhe kështu Gjermania realizoi ambiciet e saj botërore.

3. Dr. Heather Jones – profesor i historisë ndërkombëatre në Universitetin LSE

Austria-Hungaria, Gjermania dhe Rusia

Profesori Jones mendon se një grup i madh i njerëzve politikë dhe ushtarakë të cilët ishin vendimarrës në Austri-Hungari, Gjermani dhe Rusi , shkaktuan fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Heather Jones thotë se vrasjet e shkaktuara nga Astro-Hungaria, kur vranë mbretin e tyre dhe gruan e tij serbe, bënë që aleati i tyre Gjermania të ndihmonte Astro-Hungarinë që të pushtonte Serbinë, e cila nuk kishte në plan të hynte në një luftë pasi që kishte pasur pasoja të mëdha nga lufta ballkanike.

Duke qenë kështu, thotë ai, Rusia si aleati i përjetshëm i Serbisë, i doli në ndihmë kësaj të fundit, duke bërë që ushtria e saj të futej në luftë përpara se të gjitha opsionet e paqes të ishin rraskapitëse. Kjo gjë ka bërë që Gjermania t’i shpallte luftë Rusisë dhe aleatit të Rusisë, Francës, duke e pushtuar atë në mënyrë brutale, si dhe pushtuan po ashtu një pjesë të Belgjikës, duke bërë që Britania e cila ishte një mbështetëse e neutralitetit të Belgjikës të mbështeste edhe Francën.

4. John Rohl – profesor i historisë në Universitetin Sussez

Austria-Hungaria dhe Gjermania

Profesori John Rojl mendon se Lufta e Parë Botërore nuk ndodhi aksidentalisht. Lufta shpërtheu si rezultat i konspiracioneve në mes qeverive të Perandorisë së Gjermanisë dhe asaj Astro-Hungareze, të cilat dëshironin që të ndodhte kjo luftë.

Pas dominimit të Gjermanisë nga Kaiser Wihelm II, i cili ishte një autokrat i zemëruar, qëllimi i vetëm i të cilit ishte që të kishte fuqinë më të madhe në botë, njerëzit më të fuqishëm të Gjermanisë, duke filluar nga politikanë dhe ushtarakë, vendosën që lufta do të ishte e pashmangshme.

Duke mbështetur Astro-Hungarinë që të pushtoi Serbinë, ata menduan se kjo ishte shkëndija e parë që do “kallte” luftën. Dhe kjo gjë funksionoi. Pastaj ishte në dorën e Kancelarit Theobald von Bethamann Hollëeg, i cili kishte për qëllim që të zvogëlonte ndikimin e diplomacisë që lufta të ndalej. Ai besonte se do të binte njerëzit se Gjermania po sulmonte vetëm për të mbajtur Britaninë jashtë konfliktit.

5. Gerhard Hirschfeld – profesor i historisë moderne në Univeristetin e Shtutgardit

Austria-Hungaria, Gjermania, Rusia, Franca, Britania dhe Serbia

Historiani Gerhard Hirsxhfeld mendon se lufta u shkaktua si pasojë e keqkuptimeve në mes të qeverive dhe po ashtu me daljen e Programit famëkeq të Shtatorit Gjerman, e cila shprehte qëllimet dhe dëshirat ekonomike dhe territoriale të Gjermanisë. Por, nuk ishin vetëm qëllimet e Gjermanisë që çuan në luftë, por edhe zhvillimet brenda shteteve gjatë luftës, të cilat pastaj morën vendimin që të hynin në luftë.

6. Dr. Annika Mombauer – The Open University

Austria-Hungaria dhe Gjermania

Historiania Annika Mombauer mendon se lufta do të mund të ndalohej sikur Berlini zyrtar të mos ndihmonte Austrinë që të pushtonte Serbinë, e cila ishte parë si fajtore për komplotin e cila vrau Perandorin Franz Ferdinand. Por, Gjermania vendosi që të ndihmonte aleatin e saj, dhe kështu filloi Lufta e Parë Botërore. Fajtor për këtë luftë, sipas Mombauer, është Gjermania dhe Astro-Hungaria.

7. Sean McMeekin – profesor i historisë në Universitetin Koc në Stamboll

Austria-Hungaria, Gjermania, Rusia, Franca, Britania dhe Serbia

Sean McMeekin mendon se pa mbështetjen e madhe të Berlinit, Austro-Hungaria nuk do të fillonte pushtimin e Serbisë – ku me ç’rast shpërtheu edhe Lufta e Parë Botërore. Por, historiani McMeekin nuk mendon se i gjithë faji duhet t’i hidhet Gjermanisë, pasi që edhe Franca dhe Britania të cilat mbështesnin Rusinë dhe Serbinë për të mposhtur fuqitë qendrore. Kështu që, nuk ka vetëm një shtet i cili mund të marrë gjithë fajin përsipër, pasi që të 5 fuqitë e mëdha, së bashku me Serbinë, e filluan këtë luftë.

8. Gary Sheffield – profesor i shkencave të luftës, Univeristei i Wolverhampton

Austria-Hungaria dhe Gjermania

Historiani Gary Sheffield mendon se lufta filloi pasi që liderët e Gjermanisë dhe Astro-Hungarisë dëshironin një gjë të tillë. Pa mbështetjen e Gjermanisë, Austro-Hungaria nuk do të mund të fillonte pushtimin e saj kundrejt Serbisë. Ndërkaq, Gjermania duke ditur se këtu do ndërhynte edhe Rusia për të mbrojtur Serbinë, ajo filloi luftën duke dashur që përveç zgjerimit territorial të saj, të prishte edhe aleancën ruso-franceze.

9. Dr. Catriona Pennel – profesor i historisë në Universitetin e Exeter

Austria-Hungaria dhe Gjermania

“Për mendimin tim, vendimet politike të politikbërësve në Gjermani dhe Astro-Hungari mbajnë mbi shpatullat e tyre të gjithë përgjegjësinë për fillimin e luftës. Këto dy shtete fillimisht menduan që të zgjerojnë konfliktin, që ishte zhvilluar gjatë luftës ballkanike, në mënyrë që ky konflikt të shndërrohej në një luftë botërore. Gjermania vuante nga kompleksi i ‘fëmijës më të vogël’ në familjen e perandorive europaine, prandaj këtu pa mundësinë e saj që të rikonfiguronte balancën e fuqive, që pastaj t’i shkonte e gjithë puna në favor të saj”, thotë Pennell, i cili më tutje shton se Gjermania ndihmojë Astro-Hungarinë për të sulmuar Serbinë, në mënyrë që të arrinte qëllimet e saj.

10. David Stevenson – profesor i historisë ndërkombëtare në LSE

Gjermania

Profesori David Stevenson mendon se përgjegjësia më e madhe për fillimin e Luftës së Parë Botërore i takon Gjermanisë. Ai thotë se Gjermania synonte që të shtrinte më shumë fuqinë e saj, prandaj ndihmoi Astro-Hungarinë që të sulmonte Serbinë. Duke ditur se lufta mund të eskalonte, ajo vazhdoi duke shpallur luftë edhe shteteve të tjera, dhe në fund, arriti të “fuste në valle”, Rusinë, Francën, Belgjikën dhe Britaninë.

Më Shumë

Kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj reagojnë pas ndodhive në seancën e Kuvendit të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj përmes një reagimi publik kanë dhënë sqarime lidhur me...

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy...

Lajmet e Fundit