Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimi i mëtejmë i institucionit.

Takimi u udhëhoq nga kryesuesja e Këshillit Profesional, Dr. Fatmire Braha, ndërsa morën pjesë drejtori ekzekutiv Osman Hajdari, drejtori mjekësor Dr. Shefki Xharra, drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta Lumrim Murtezaj, si dhe shefa repartesh e përfaqësues të stafit shëndetësor.

Spitali ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes u diskutua për investimet në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, forcimin e disiplinës në punë, respektimin e kodit etik, përmirësimin e komunikimit me pacientët dhe familjarët e tyre, si dhe nevojat për specializime të reja dhe zgjerimin e shërbimeve profesionale.

Drejtori ekzekutiv Osman Hajdari falënderoi stafin për angazhimin dhe rezultatet e arritura, duke theksuar se sukseset e institucionit janë rezultat i punës së përbashkët dhe përkushtimit profesional.

“Spitali i Prizrenit po hyn në një fazë të re të avancimit institucional dhe profesional”, deklaroi Hajdari, teksa prezantoi projektet e realizuara, investimet në proces dhe planet zhvillimore për periudhën e ardhshme, raporton PrizrenPress.

Ai kërkoi angazhim maksimal dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet të gjitha njësive, me qëllim të ngritjes së standardeve të kujdesit shëndetësor dhe përmirësimit të kushteve për pacientët dhe stafin.

Nga ana tjetër, drejtori mjekësor Dr. Shefki Xharra foli për shërbimet që aktualisht ofrohen në spital dhe për ato që planifikohet të zhvillohen në të ardhmen.

Në diskutim kontribuuan edhe shefat e reparteve Dr. Shemsedin Shabollari, Dr. Hekuran Vezgishti, Dr. Imet Poniku, Dr. Sami Reshitaj, Ilir Smailaj, Syla Osmanaj dhe kryeinfermieri i Ortopedisë, Enver Halitaj.

Në përfundim të mbledhjes, drejtori ekzekutiv ritheksoi se çdo neglizhencë, mosrespektim i obligimeve të punës apo shkelje e standardeve profesionale do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas njoftimit të spitalit, takimi shërbeu për forcimin e bashkëpunimit profesional dhe realizimin e objektivave strategjike të institucionit, me fokus të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta për qytetarët./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Lajmet e Fundit