Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, gjatë takimit u shqyrtuan aktivitetet e realizuara sipas Planit të Punës për periudhën janar–maj 2026, si dhe u diskutuan aktivitetet e planifikuara për muajt në vijim.

Po ashtu, në fokus të diskutimeve ishin shpërndarja e subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, themelimi i Këshillave Rinore Komunale dhe përgatitjet për draft-buxhetin komunal për vitin 2027.

Sipas komunës, forumi vazhdon të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm bashkëpunimi dhe dialogu ndërmjet institucioneve komunale dhe shoqërisë civile, në funksion të zhvillimit të komunitetit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
