KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27.
Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka nënshkruar kontratë profesionale me Bashkimin, e cila hyn në fuqi më 15 gusht 2026, datë kur nisin përgatitjet zyrtare të ekipit për sezonin e ri. Marrëveshja është e vlefshme deri më 31 maj 2027, raporton PrizrenPress.

Klubi prizrenas ka bërë të ditur se deri në hyrjen në fuqi të kontratës, lojtari është i lirë të angazhohet dhe të luajë për klube të tjera, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet palëve.

“Prandaj, çdo paraqitje e tij para datës 15 gusht 2026 nuk ndikon në angazhimin e tij me KB Bashkimin për sezonin e ardhshëm”, thuhet në sqarimin zyrtar të klubit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
