Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto momente të rënda ndahet dhimbja me ta dhe lutet që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Ai ka theksuar se kjo tragjedi nuk duhet të mbetet vetëm një lajm i rëndë i ditës, por duhet të shërbejë si thirrje për ndërgjegjësim shoqëror dhe institucional. Sipas tij, asnjë punëtor nuk duhet ta humbë jetën duke siguruar jetesën për familjen e tij.

Totaj ka kërkuar nga institucionet kompetente që rasti të zbardhet plotësisht dhe të përcaktohet përgjegjësia për çdo lëshim të mundshëm.

Njëkohësisht, ai ka theksuar nevojën për intensifikimin e kontrolleve dhe inspektimeve në vendet e punës, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë, duke nënvizuar se siguria në punë nuk është vetëm formalitet administrativ, por detyrim ligjor, moral dhe njerëzor.

Në fund, ai ka theksuar se jeta e çdo punëtori ka vlerë të paçmueshme dhe vetëm përmes përgjegjësisë dhe respektimit të standardeve të sigurisë mund të parandalohet përsëritja e tragjedive të tilla.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të ndjerin.Ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook./

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit