Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë.
Ky festival, i organizuar nga Shoqata Internacionale Shqiptare në Kapfenberg, mblodhi grupe artistike nga vende të ndryshme me qëllim promovimin e miqësisë dhe diversitetit kulturor.
Pjesëmarrja e këtij ansambli ka tërhequr vëmendjen e publikut vendas dhe ndërkombëtar përmes interpretimeve të valleve burimore dhe veshjeve tradicionale të Hasit.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Kryetari i SHKA “Malësori”, Haziz Hodaj, ka vlerësuar lart paraqitjen e artistëve në këtë ngjarje ndërkombëtare.
“Me krenari dhe dinjitet, SHKA ‘Malësori’ përfaqësoi kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar në Kapfenberg të Austrisë”, tha Hodaj.
Sipas tij, paraqitja e trupës ishte impresive dhe se me profesionalizmin e treguar, “Malësori” rrëmbeu duartrokitjet dhe vlerësimin e publikut.
“Ky sukses dëshmon edhe një herë se pasuria kulturore e Hasit dhe e Kosovës vazhdon të prezantohet me dinjitet në skenat ndërkombëtare”, tha Hodaj./PrizrenPress.com/






