Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj 
Po shumë m’sysh na ke marrë,
e nga dergja mijëvjeçare
punët po na ecin zvarrë…
Të përhumbur nëpër viset e botës,
shqiptarët enden
për ekzistencë duke punuar,
ndërsa te ne mbijnë tabelat:
“Zonë e të pasurve – hyrja e ndaluar.”
Arrna mbi arrna janë paluar.
Dielli deri në palcë
trupin punëtorit ia ka rreshkur ,
i cili, në vendin e vet, i huaj ka mbetur.
Mbi themelet e kullave të gurta
bota po ndërton shtëpi.
Atdheun e lamë me qira,
e vetë po mbesim qiraxhinj.
Ç’hata qe për ne!

Kështu shitet një atdhe.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit