Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme.
Klubi prizrenas e vlerësoi Shabanin si një nga shtyllat e repartit defensiv, duke veçuar sigurinë në mbrojtje, forcën në duele dhe përkushtimin e treguar me fanellën bardhezi.

“I sigurt në mbrojtje, i fortë në duele dhe gjithmonë i përkushtuar, Auloni ka dëshmuar se është një nga shtyllat e repartit defensiv”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
Me rinovimin e kontratës, Shabani do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Lirisë edhe në tri sezonet e ardhshme./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
