Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan Shoshaj.

Ajo ka vlerësuar kontributin e tij në arsim dhe angazhimin për Lirinë e Kosovës, duke theksuar se ai do të kujtohet për punën dhe përkushtimin e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut z. Elbasan Shoshaj, Shef i Arsimit në Prizren. Angazhimi për Lirinë e Kosovës si dhe kontributi ndër vite në arsim ishte frymëzim për shumë gjenerata. Z. Elbasan ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jetojë gjatë në kujtesën tonë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për Lirinë e Kosovës”, ka thënë Veselaj-Gutaj.

Ajo ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, kolegët dhe komunitetin arsimor në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit