“AKEA” shpërndanë torte falas

akeaOrganizata Joqeveritare  “AKEA”,ka shënuar 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në shenjë të kësaj festa në  sheshin ‘Shatërvan’ të Prizrenit, ka realizuar  aktivitetin me moton “Festo ëmbël, festo ndërgjegjshëm”.

Në këtë aktivitet “AKEA” ka shpërndarë  rreth 3500 copë ëmbëlsira falas për qytetarët, të cilët kishin dalë që të festonin në qendër të Prizrenit,transmeton TVP.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që ‘AKEA’, si pjesë e pandashme e shoqërisë së Prizrenit, të jetë çdoherë pranë qytetarëve dhe të bëhet pjesë e festimeve të një feste kaq të madhe për popullin tone”, tha përfaqësuesi i Degës së AKEA-s në Prizren,Nehari Toska.

Përveç aktivitetit në ‘Shatërvan’, disa përfaqësues të AKEA-s, kanë vizituar  edhe repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit./PrizrenPres.com/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit