10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Për Tribunalin mund të vendosë edhe KS i OKB-së

Gjykata-qekiqiNë mes të qershorit të këtij viti, një panel gjykatësish do të nisë punën në Bruksel. Pas konsultimeve, kryeqyteti belg pritet të jetë vendi ku do të vendoset Tribunali për krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt. Si vende të mundshme që janë diskutuar kanë qenë edhe Londra ose Berlini, ndërsa edhe pse do të shfrytëzohen kapacitetet e Hagës, gjykata nuk do të vendoset në këtë qytet holandez, për t`i ikur ngjashmërive me Tribunalin e Hagës për krime Lufte në Ish-Jugosllavi.

Institucioneve të Kosovës, gjegjësisht Qeverisë dhe Parlamentit, u është ofruar mundësia që të votojnë themelimin e Tribunalit që do të gjykoje krimet e pretenduara se janë bërë nga UÇK-ja në periudhën 1998-2000. Qeveria dhe përbërja aktuale e Kuvendit, vështirë se do të mund ta miratojnë një vendim të tillë, andaj BE-ja po përgatitet edhe për skenarin tjetër nëpërmjet të cilit do të krijohej Tribunali.

Një vendim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së do ta jetësonte Tribunalin pa pasur nevojë për vendim të institucioneve vendëse. Sipas burimeve të gazetës, do të përdoren të gjitha mundësitë që vendimi të merret me 80 vota të Kuvendit të Kosovës. Në një skenar të tillë, atëherë krijimi i Tribunalit do të ishte i ngjashëm me procedurat që kanë ndodhur në krijimin e EULEX-it./tribuna/

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Albin Kurti e lut Lumir Abdixhikun për koalicion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar sërish letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Ai, përmes letrës së siguruar nga Klan Kosova, e lut...

Lajmet e Fundit