11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

FSK-ja në Turqi, ‘si të mbijetojnë në dimër të ashpër’

FSK12-1623 pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë me gradën nëntoger-ushtar, të FSK-së, kanë udhëtuar për një trajnim të specializuar në Turqi.

Në njoftimin e ministrisë për FSK-në, thuhet se qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, në mënyrë sa më profesionale, për përballjen me dimër të ftohtë dhe me acar.

Për të përcjellë ushtarët e FSK-së, ishte shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe shefi i Shtabit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, (BRSH) nënkolonel Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësuesi i Ushtrisë së Turqisë.

Me këtë rast, koloneli Naim Haziri u shprehë se ndjehet tejet i lumtur që kjo po ndodh pikërisht në repartet dhe pilogonet ushtarake të Ushtrisë së Turqisë.

Ai u shpreh i bindur se gjatë këtij trajnimi pjesëtarët e FSK-së, do arrijnë që ta përfaqësojnë denjësisht FSK-në.

Në fund, kolonel Haziri kërkoi nga ushtarët e FSK-së, që gjatë trajnimit të përfitojnë sa më shumë njohuri nga Ushtria e Republikës së Turqisë, si dhe këto njohuri t’i zbatojnë, pastaj, në përpikmëri në njësitet e tyre në FSK.

Ky trajnim si dhe trajnimet e më hershme që janë zhvilluar në Republikën e Turqisë janë rezultat i bashkëpunimit bilateral në mes FSK-së dhe Ushtrisë së Republikës së Turqisë.

Trajnimi në poligonet ushtarake të Turqisë, “Mbijetesa në dimër të ftohtit dhe të ashpër” fillon sot, ( 23 shkurt 2014), dhe do të zgjatë deri më 08 mars 2014.

Ky trajnim dhe trajnimet e mëparshme të pjesëtarëve të FSK-së, në poligonet e Ushtrisë së Turqisë, po realizohen në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit bilateral në mes MFSK-FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Ushtrisë së Turqisë.

Më Shumë

Bashkimi mposhtet në Pejë

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Peja 03, në ndeshjen e zhvilluar sot në Palestrën Sportive “Karagaçi”, në kuadër të xhiros...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit