30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Çeku: Qeveria e vendosur të themelojë Forcën e Armatosur

AgimCeku5-30Qeveria e Kosovës është e vendosur që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu deklaroi ministri i FSK-së Agim Çeku i cili bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat dhe janë identifikuar nevojat e sakta për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë.Ai hodhi poshtë spekulimet e mediave vendore lidhur me kompetencat e NATO-s në këtë drejtim dhe u shpreh optimist në mbështetjen që Aleanca do të jap edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Pas procesit të rishikimit të sektorit Strategjik të Sigurisë, një ndër rekomandimet është që Kosovës i nevojitet një forcë ushtarake, në bazë të të të cilave kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i vendosur që kjo të jetësohet.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku deklaroi për Radio Kosovën se vendimi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, i takon sovranit.

”Kemi një partneritet me NATO-n , Nato nuk mund të marr vendim të shëndrrohet apo jo, mund të merr vendim që a do ta mbështes apo jo Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne fuqishëm besojmë se ky zhvillim është në interes të NATO-s sepse Kosova tani është në gjendje të marr përgjegjësi për mbrojtjen e vendit”.

Sipas ministrit Çeku, projekti për Forcat e Armatosura të Kosovës i hap dyert për partneritet, kontribut në operacionet paqëruajtëse dhe anëtarësim në NATO në një të ardhme jo të largët.

”Besoj fuqishëm që NATO-ja do ta mirëpres një zhvillim të till dhe do të vazhdoj ti mbështes FAK-un ashtu siç e ka mbështetur deri më tani FSK-në”,transmeton rtklive.

FSK-ja do të punoj me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm derisa të aprovohet Ligji për FAK-un në Kuvendin e Kosovës, tha për Radio Kosovën, ministri i FSK-së Agim Çeku.

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit