11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Thaçi e bën FAK, Forcën e Sigurisë

FSK12-16Kryeministri Hashim Thaçi, të hënën e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Aty ai ka folur për të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për transformimin e Ministrisë së FSK-së. Për të parën ka thënë se do të shndërrohet në Forcën e Armatosur të Kosovës, ndërsa për të dytën ka paralajmëruar se do të bëhet Ministri e Mbrojtjes. Thaçi ka theksuar se gjatë procesit dyvjeçar të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës është bërë hulumtimi i thellë i të gjitha aspekteve të sigurisë, për të identifikuar nevojat reale të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

E gjithë kjo, sipas tij, për të krijuar një sektor efektiv, efikas dhe i bashkërenduar në përballimin e nevojave të sigurisë në vend, i cili do të garantonte marrjen e përgjegjësive për sigurinë e vendit tonë; vazhdimin e integrimit euroatlantik të strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës; dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Duke potencuar se ky është një projekt gjithëpërfshirës dhe transparent, i bërë me investim të konsiderueshëm të kohës dhe burimeve të institucioneve tona dhe të partnerëve ndërkombëtarë, kryeministri Thaçi ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës se bazuar në konkluzionet e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë ka marrë vendim që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe rrjedhimisht të ndryshojë misionin, detyrat, strukturën dhe madhësinë, si dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ministria e Mbrojtjes së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit