14.9 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Muja sërish do të përballet me protesta

RamadanMuja-makinaKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja pas kthimit në krye të detyrës, sërish do të përballet me protesta. Qytetarët aktiv për Prizrenin kanë paralajmëruar se nëse në mbledhjen jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal që pritet të mbahet nesër, nuk realizohet kërkesa e tyre për dorëheqjen e Ramdan Mujës, ata të premten sërish do të dalin në protesta.

Njëri nga organizatorët e protestës, Kastriot Jahaj ka thënë për Gazetën Blic se ata në protestën që u mbajt të hënën kanë premtuar që nuk do të lejojnë kthimin e Mujës në komunë.

“Ne presim se çka do të ndodhë në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur për të enjten, dhe nëse edhe kjo seancë do të rezultojë me mos realizimin e kërkesave tona, që nga dita e premte do të dalim sërish në bllokim paqësorë dhe do të vazhdojmë deri në realizimin e kërkesës sonë për dorëheqjen e kryetarit të dënuar”, ka thënë Jahaj.

Sipas tij, në vendimin e jashtëligjshëm që e nxori javën e kaluar, Muja, tha se e pezullon postin duke u thirrur në integritetin dhe dinjitetin e tij, si dhe kinse duke respektuar institucionet. Por, sipas Jahajt pasi që ai sërish po shkel në dinjitetin dhe integritetin e tij dhe të qytetarëve të Prizrenit, qytetarët aktiv për Prizrenin prapë do të dalin në bllokim.

Jahaj është shprehur i bindur se Kuvendi Komunal në mbledhjen e së enjtes do të kërkoj dorëheqjen e Ramdan Mujës.

“Ne kemi bërë padi në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe si provë materiale e kemi dërguar vendimin e jashtëligjshëm që e ka nxjerrë për vetëpezullim, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Në anën tjetër, ne presim që debati i nesërm të jetë në frymë të demokracisë dhe t’i kërkohet dorëheqja Mujës…”, tha ai.

Sot në mëngjes, Ramdan Muja i është kthyer punës si kryetar i Komunës, pas vendimit që të martën e mori Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku e vlerësoi si të jashtëligjshëm vendimin e të parit të Prizrenit për vetëpezullim të detyrës deri në vendimin e shkallës së dytë.

Ndryshe, Ramdan Muja para pak ditësh u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht, për shkak të shkeljes së ligjit. Pas këtij vendimi, shumë qytetarë protestuan duke kërkuar dorëheqjen e Ramdan Mujës.

Më Shumë

Mundësitë e granteve nga KIESA prezantohen para anëtarëve të shoqatës “Esnaf” në Prizren

Mundësitë e granteve që ofrohen nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) janë prezantuar para anëtarëve të shoqatës së biznesmenëve...

Përballja e tretë e finales sonte në Prizren, pritet rivalitet i madh dhe atmosferë e zjarrtë

Emocionet e finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll arrijnë kulmin sonte në Prizren, ku zhvillohet përballja e tretë dhe...

Lajmet e Fundit