Mustafa: Votuam kundër ndarjes së veteranëve, jo kundër Ligjit

Muhamet MustafaDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka sqaruar opinionin publik në lidhje me votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës për Ligjin e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Ai thotë se sot nuk u votua pro dhe kundër këtij Ligji, por kundër ndarjes së veteranëve, pasi që Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon amandamentimin e tij për të futur edhe kontributin e luftëtarëve të formacionit të FARK-ut që asokohe ka qenë nën direktivat e kryeministrit të atëhershëm në ekzil, Bujar Bukoshi.

“Disa postime po dezinformojnë se kinse sot një pjesë e deputetëve, sidomos ata të LDK, kanë votuar kundër Ligjit për veteranët e UÇK-së. Kjo nuk është e vërtetë. Votimi nuk ka qenë pro apo kundër ligjit, po lidhur me anashkalimin e rregullores për futje në rend dite sot apo javën e ardhme”, ka deklaruar deputeti Mustafa, raporton RTK.

Mustafa ka theksuar se një pjesë e deputetëve kanë menduar se është më mirë të lihet edhe pak kohë, deri në javën që vjen, që ligji të përmirësohet në interes të veteranëve, pasi, sipas tij, ka amendamente të tilla.

“Sidomos duhet të kemi kujdes që ky ligj të ketë qasje unifikuese e jo përparëse, sepse gjithë luftëtarët e lirisë kanë luftuar për lirinë e Kosovës e jo për interesa të ngushta që edhe sot ndajnë luftëtarët që ranë heroikisht dhe ata që kambanë gjallë”.

“Prandaj nuk duhet të amputohet kjo si votë kundër Ligjit. Për vonesa le të përgjigjen ata që e vonuan Ligjin që paku gjashtë vjet, e që sot po nguten e improvizojnë dhe nuk kanë gatishmëri që të unifikojnë gjithë luftëtarët e lirisë”, ka shtuar deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit