2.5 C
Prizren
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

LDK: Ministria e Kulturës po bënë diktat politik

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e shqetësuar për thellimin e diktatit politik mbi institucionet e kulturës. Zgjedhja e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar, pas favorizimit të hapur politik nga struktura udhëheqëse e ministrisë, e ka dëmtuar përfundimisht teatrin si institucion nacional kulturor dhe artistët i ka vënë para sprovës së madhe për fatin e tyre.

Sipas LDK-së, fakti se shumica sish janë frikësuar dhe nuk i janë nënshtruar fare garës, ngaqë e kanë parë “përzgjedhjen” si një farsë të orkestruar, dëshmon se ky proces, përveç se është “fundi i një kronike të paralajmëruar”, është ndër më komprometuesit në dhjetëvjetëshin e pasluftës në Kosovë, në mos edhe në krejt historinë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Ne jemi të bindur se ky proces është në kundërshti me pritjet e komunitetit artistik dhe se atij i ka paraprirë një histori e zhvillimeve të orkestruara. Kështu, më 24 shkurt 2014 ministri pati emëruar Këshillin e ri Drejtues të Tetarit Kombëtar të Kosovës, pa dhënë asnjë sqarim publik se pse është shkarkuar pjesa e mbetur e këshillit (pas dorëheqjes së dy anëtarëve) dhe pse është emëruar këshilli i ri. Duket se është bërë tashmë praktikë e qeverisjes arbitrare të tij që gjithmonë, pak dit? ? ose pak javë para se të fillojë procesi i zgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm, të shkarkojë dhe të emërojë këshilla sipas qefit të tij. Jo rastësisht në Këshillin e ri të TKK-së janë emëruar një ish-këshilltar i tij (HaqifMulliqi) dhe një këshilltar i kryeministrit të Kosovës (Fadil Hysaj), për të cilin vetë z. Avdiu pati deklaruar se e përkrah. Vendimet arbitrare nuk përfundojnë këtu”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Sipas tyre, nga fundi i vitit të kaluar si U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar (po jashtëligjshëm) Kamuran Goranci, aktualisht drejtor i Departamentit të Kulturës në MKRS, në varësinë e të cilës është TKK-ja.

“Pra, kjo mund të konsiderohet si një ndërhyrje e pastër dhe arbritarisht e qëllimshme në punën dhe menaxhimin e TKK-së.Ne konsiderojmë se praktikat e manipulimit të konkursit dhe instalimi me diktat politik i udhëheqësve të institucioneve kulturore vetëm s a do ta thellojë edhe më shumë krizën në TKK”, thuhet në komunikatë.

LDK i bënë thirrje qeverisë të heqë dorë nga praktika e ndërhyrjeve dhe e emërimeve politike, sepse me veprime dhe vendime të tilla po krijon pasoja vështirë të riparueshme.

Më Shumë

24-orëshi shënon më shumë aksidente me të lënduar sesa me dëme materiale

24-orëshi i ditës së djeshme ka shënuar rreth 44 aksidente trafiku në vend.   Sipas raportit të Policisë, një aksident ishte me fatalitet, 22 me të...

Shkëlzen Çoça: Tri shkronja

Tri shkronja t’arta, veç tri, N’to ka zjarr, betim, liri. UÇK, jo fjalë, po flakë, Jo hijë, po dritë në natë. Nuk asht veç kujtim në gur, As një...

Lajmet e Fundit