Tribunalin dhe EULEX-in, pastaj zgjedhjet

Gjykata-qekiqiUdhëheqësia e Kosovës ka marrë edhe një mesazh nga faktori ndërkombëtar se zgjedhjet parlamentare, qofshin të parakohshme apo të rregullta, mund të shpallen pasi që institucionet e vendit gjatë këtij mandati të marrin vendim për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Në këtë kuadër hyn edhe vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-ut. Ky konkluzion, sipas burimeve të gazetës Tribuna, ka dalë nga takimi i mbajtur të mërkurën në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndërmjet nikoqires, ambasadores Tracey Ann Jacobson dhe liderëve të partive më të mëdha në vend, përjashtuar ata të Vetëvendosjes.

Sipas të njëjtave burime, ambasadorja Jacobson edhe njëherë ishte interesuar të dëgjonte nga liderët vendorë opinionet e tyre nëse ata janë të gatshëm që ta nxjerrin në Kuvend për miratim diku në javën e fundit të prillit themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila fillimisht ishte quajtur edhe Tribunali për Kosovën.

Mirëpo, liderët vendorë, sipas këtyre burimeve, me vetë faktin që kishin shprehur disa rezerva, i kishin dhënë mesazhin politik ambasadores Jacobson se ndoshta mund t’u nevojitet edhe pak kohë që të punojnë me partitë e tyre politike në Kuvend në përpjekje të sigurimit të 80 votave të domosdoshme për themelimin e kësaj Gjykate./tribuna/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit