Maloku nuk preket nga Daut Haradinaj, thotë se çmon shumë

Naim MalokuNaim Maloku thotë se vazhdon të ketë një respekt të veçantë për ish subjektin e tij, AAK-në. Maloku sot edhe zyrtarisht iu bashkua partisw së Behgjet Pacollit, AKR-së.

Ai në një prononcim për Indeksonline vlerësoi se deklaratat e deputetit të Daut Haradinajt se “largimi i tij nga AAK-ja është një problem me pak për këtë parti” janë një thjesht një mendim personal i Haradinajt dhe se këto deklarata nuk ndikojnë në prishjen e “marrëdhënieve të mira” me AAK-në.

“Është mendim I tij personal, unë e çmoj shumë atë njeri, e sidomos në kohën e luftës ku të dy kemi marrë pjesë”, ka thënë shkurt Maloku.

Ndërkaq, aderimin e tij në AKR, Maloku e ka arsyetuar duke thënë se përfomanca e mirë qeverisëse e ministrave dhe kryetarëve që vijnë nga ajo parti e ka shtyrë që ti bashkohet siç ka thënë ai “ partisë që ka prioritet zhvillimin e vendit”.

“Që 3 vjet e kam vrojtuar AKR-në, e cila e ka në fokus zhvillimin ekonomik. Më ka shtyrë përformanca e ministrave dhe kryetarëve të AKR-së për një qasje pozitive për vendin”, është shprehur Maloku.

E për “fatin” e AAK-së nëse do të kalojë pragun zgjedhor ose jo në zgjedhjet e ardhshme nacionale, ai nuk ka dashur që të komentojë shumë duke thënë shkurt se qytetarët do të vendosin për këtë.

“Unë e çmoj AAK-në për politikat e sigurisë dhe infrastrukturës meqë, janë shumë të rëndësishme për vendin, andaj unë do të kem një bashkëpunim dhe shkëmbime të ideve të vazhdueshme me ketë parti për të mirën e vendit”, tha Maloku.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit