USSH ka platformën e duhur për studentët e UP-së

tKoordinatori i Përgjitshëm i USSH-së ( Unioni i Studentëve Shqiptarë ), Albrim Badallaj , organizatës më të madhe mbarëkombetare gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Kodi.Info , ka treguar në pika të shkurtëra platformën fituese për USSH , platformë kjo që i duhet studentëve të UP-së.

Së pari është priviliegj që së bashku me shtabin që kemi krijuar, të udhëheqim fushatën parazgjedhore të USSH-së , me një përgjegjësi të madhe ndaj simpatizantëve dhe studentëve në kuadër të UP-së .

Badallaj shprehu shkurtimisht pikat ku do mbështetet USSH në mandatin tjeter , ku padyshim janë shprehur se do jenë mazhorancë e Parlamentit Studentor. Ai tha se në nje analizë të perbëshkët me studentët nëpër secilin fakultet përkatës, kemi ardhur në përfundim se mini-platforma e jonë të përbëhet nga këto pika :
1.Punë Praktike 2.Përmisim dhe zgjerim i ambienteve nëpër Salla te Mësimit ( Bibloteka ) 3.Përmisim i Kushteve Higjieno-Teknike 4.Vizita ne shtetet Europiane me karakter studimor dhe shkëmbim përvojash ( ku njëherit veprojnë degët e organizatës sonë në Diasporë ) 5.Bursa ndërkombëtare 6.Ndihmes në Literaturë ( që për momentin është mungesë e madhe për studentët )

Koordinatori Badallaj gjithashtu shtoi se qëllimi ynë për të ardhur në krye është që të jemi në ndihmes dhe shërbim të studentëve e jo që të përfitojmë prej tyre në mënyrë direkte apo indirekte ( siq ndodh me rastin e Panove , Apsolventiadave , Brucoshiadave , Mbrëmjeve studentore , Vizitave etj. )

Në fund pas bujës që ka marrë ditëve të fundit tek studentet , i pyetur për slloganin e USSH në këto zgjedhje : “ Kujto të kaluarën , Voto të ardhmen “ , Badallaj tha se kjo frazë pretendon të rikujtoj punën që e ka bërë USSH për studentët në të gjitha trojet shqipëtare kur ka qen në krye dhe nëpërmjet kësaj të ripërsëritet epoka e artë e parisë së studentëve në krye me USSH, duke mbështetur dhe votuar numrin 12 ; sepse kuptohet ata që se dijnë nga vijnë ata nuk e dijnë as nga shkojnë.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit