9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

LDK dhe Vetëvendosje! kundër koalicionit me PDK-në

FlorinKrasniqi-XhaferTahiriPas shpërbërjes së kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë thënë se e mohojnë absolutisht ndonjë mundësi për koalicion me PDK-në. Nëse ndodhë ashtu deputetët, Florin Krasniqi (VV) edhe Xhafer Tahiri (LDK) kanë premtuar se do të braktisin partitë e tyre.

Deputetët Florin Krasniqi nga Vetëvendosje dhe XhaferTahiri nga LDK kanë akuzuar njëri tjetrin për afërsi me PDK-në.

Kështu, ata kanë bartur debatin e zhvilluar gjatë seancës së sotshme në Kuvend, për flirtin me Qeverinë Thaçi në studion e emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova.

Madje, Krasniqi ka thënë se mocioni i mosbesimit i LDK-së ka qenë nga vetë PDK-ja.

“Ne nuk kemi një program të përbashkët me LDK-në. LDK mendon se duhet të shkarkohet Parlamenti. Ne mendojmë se duhet shkarkuar Qeveria. Ne mendojmë se e kemi argumentuar shumë mirë faktin që duhet të shkarkohet Qeveria, nga dita e parë”, tha ai.

“Kjo ka treguar se PDK dhe LDK kanë punuar bashkë në këtë drejtim. Ne do ta mbështesnim mocionin e LDK-së, por ai ka qenë i PDK-së. Kush e ka shkruar këtë mocion?”, tha Krasniqi, transmeton Lajmi.net.

“Momentin kur Vetëvendosja do të bëhet pjesë e qeverisjes me PDK-në, Florin Krasniqi do të jep dorëheqje”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Xhafer Tahiri ka thënë se qëllimi i LDK-së është arritur sot, me shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje parlamentare në mes qershorin e këtij viti.

“As opozita nuk i ka pasur numrat që ta shkarkojë Qeverinë e Kosovës. Për LDK-në çdo minutë i qeverisjes së Thaçit ka qenë i tepërt”, tha ai.

“LDK si parti udhëheqëse opozitare ka zgjedhur këtë mekanizëm për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje në qershor”, tha Tahiri.

“Kjo është e arritur e gjithë opozitës, sepse ne kemi shkurtuar mandatin. Nuk na duhet një Kuvend i cili është përdorur çdo ditë nga zoti Thaçi i cili çdo ditë ka punuar për të legjitimuar veprimet e veta”, tha ai.

“Nuk ka të bëjë me ndonjë koalicion midis PDK-së dhe VV-së. Absolutisht, Xhafer Tahiri nuk do të jetë pjesë e një koalicioni të LDK-së me PDK-në”, tha deputeti i LDK-së.

“PDK duhet të shkojë në opozitë, duhet t’i lajë gjynahet e këtij mandate, duhet ky vend përfundimisht t’i kthehet normalitetit”, ka thënë Tahiri i në “InfoMagazine”.

Më Shumë

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Lajmet e Fundit