Mjeshtëria solidare

Bekim rexhepiShkruan:  Bekim Rexhepi

Pasi nuk polli FAK-u, nga gjithë ajo nxehje dhe djerse koti, polli mjeshtëria e regjimit të mafisë brenda qeverisë dhe PDK-së. Cila qe kjo mjeshtri? Kjo mjeshtëri qe duket se është më shumë “kuzhinë e kuqe”( e Hajredin Kuqi-it), për shpërndarjen e kuvendit të Kosovës, sikur fajtori ishte ay dhe jo qeveria dhe shefi jo fatlum, qe nuk e përmblodhi as këtë herë fundin e mandatit të plotë të qeverisë. Po, mjeshtërisë së shpërbërjes së kuvendit këtë radhe i parapriu solidariteti i Isës apo i LDK-së. Isa me humbjen më sfiduese në Prishtinë, jo më ndryshe do të mund të vepronte tani kur skena politike u rrokullis me një kureshtje publike.

Marrëveshjet tinëzare të Hashimit dhe të Isës, nuk duken pa gjasa e shpresa. Ata ma në fund duket se i ranë mbas vetit, mbas fatit të tyre, në këtë rrokullisje politike, zgjodhën më herët të parapëlqejnë, e të parapërcaktojnë fatet e tyre politike për të ardhmen.

Ndërsa, Albini e Ramushi tu e ditë mashtrimin qe po u bahet nga Isa, i ranë tupanit, aq fort i ranë me e rrëzua qeverinë dhe jo kuvendin. Po mbasi marrëveshja u bë pa ta, atyre veç u mbet me e votua mjeshtrin fikse Thaçi-Isa, për shpërndarjen e kuvendit, e kjo u bë, kuvendi ra, e qeveria mbeti edhe për do ditë.

Të saktësojmë edhe diçka LDK-ja me solidaritetin e saj, u afrua më shumë më pozitën, me PDK-në, se sa që do të duhej të mbetej me opozitën VV-në dhe AAK-në. Ndërsa, ne fakt një koalicioni tashmë është ndërtuar me shpërbërjen e kuvendit dhe jo me rrëzimin e qeverisë Thaçi, pra solidariteti i LDK-së me iniciativën e më hershme të PDK-së, duket se këtë rezultat prodhoj para kohe për të ardhmen.

Zgjidhjet e reja do të mund të skandalizohen nëse elektorati shqiptar vazhdon të besoj në marrëveshjen e fshehur dhe tinëzare ndërmjet Thaçit e Isës.

Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ne momentet e fundit u afruan më shumë se kurrë me qëndrimet për ta dënuar keqqeverisjen, kjo ndofta është edhe një shenjë e mirë qe këto dy subjekte të ofrohen, pasi nga radhët e AAK-së është larguar edhe Ramiz Kelmendi, një person kundërthënës brenda kësaj partie.

Edhe një këshillë për LDK-në, nëse PDK-ja ka luajtur aq shumë me LDK-në duke e shantazhuar dhe duke e vënë shpesh në mashtrime, tani duket se e ka mundësin, radhën t’ia kthej lëmshin duq PDK-së, duke e lënë edhe pa kapëse..

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit