21.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kukësi bashkon 30 artistë nga mbarë bota, në koloninë e artit

krijuesit ne kukesMali i Gjallicës, bregu i Liqenit të Fierzës, rrafsha e Lumës, qetësia e qytetit të Kukësit të ri, por dhe vendbanimet e hershme historike, gjurmët e Kukësit të vjetër, janë shndërruar prej disa ditësh në muzën e piktorëve, skulptorëve e fotografëve, të cilët kanë bashkjetuar në një koloni arti, që është finalizuar me një ekspozitë ndërkombëtare.
Nisma e ndërmarë nga Këshilli i Qarkut të Kukësit, për të dytin vit, për koloninë “Art Kolor, Kukës 2014”, është mirëpritur dhe nga banorët e qytetit, të cilët në vitin 2010, u shpallën nga USAID, si banorët me shkallën më të lartë të pozitivitetit për sa i përketë lumturisë. Mikëpritjen e artistëve gjatë ditëve të qëndrimit në Kukës e dëshmon jo më kot fakti se si ky qytet i vogël hapi dyertë për pritjen e shqipëtarëve nga Kosova gjatë marsit të vitit 1999, mikëpritje për të cilën kuksianët u kandiduan për Çmimin Nobel për Paqe.

Promovimit i vlerave natyrore, kulturore dhe social-ekonomike, vendosja e një bashkëpunimi mes artistëve, shihet si një mundësi mjaft e mirë për kreun e këshillit të qarkut, i cili për disa ditë e ka vendosur qytetin në qendrën e artit. Fal përkujdesjes së tij, kolonia këtë vit ka rezultuar edhe më pozitive për nivelin e lartë artistik të veprave të krijuara nga artistët, por dhe pjesëmarja e tyre.

Për kreun e qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi ky aktivitet, i organizuar për të dytin vit radhazi, është një nisje e mbarë për pasurimin e jetës kulturore dhe promovimin e bukurive që ka Kukësi, duke qenë se turizmi është një nga synimet kryesore për zhvillimin e rajonit. Qëllimi i këtij aktiviteti sipas tij “është ngritja e vlerave humane, shpirtërore, artistike, ringjallja e jetës kulturore, për zhvillimin e turizmit kulturorë dhe bashkëpunimi kulturorë e rajonal”.

Gjatë kolonisë, artistët krijuan vepra në pikturë, skulpturë, instalacion, por dhe fotografi artistike. Kudo nëpër Kukës, në natyrën e qetë të liqenit, nën hijen e malit, qetësinë e qytetit, artsitët kanë krijuar prej disa ditësh, duke bashkëjetuar në Kukësin e mikëpritjes dhe dashurisë. Në veprat e tyre ka dominuar motivi i peisazhit nga rrethi i Kukësit, portreti dhe figurat e vajzave me veshjen tradicionale të Qarkut të Kukësit. Artistët kanë punuar të frymëzuar, por dhe kanë udhëtuar së bashku drejt Prizrenit, kanë bashkëjetuar prej disa ditësh, duke ndarë eksperienca, teknikat e arteve të tyre, por dhe vendosur bashkëpunime artistike mes shteteve, qyteteve nga vijnë.

Ditët e kolonisë që kanë kaluar shpejtë i kanë lënë radhën hapjes së ekspozitës, në qendrën Kulturore Valdrini në glerinë “Art&Kafe”. Ekspozita me prezantimin e gjithë punëve të krijuara gjatë ditëve të kolonisë ka mbledhur artistët, pushtetarë lokalë e qytetarë të Kukësit.
Ceremonia e hapjes u bë nga Sulejman Dida, artis i njohur në këtë zonë, për të cilin rëndësia e kësaj kolonie që kalon kufinjtë e rajonit është e madhe për promovimin e vlerave. Ndërsa për kryetari e Qarkut, Ibsen Elezi, ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për pasurimin e jetës kulturore dhe promovimin e bukurive që ka Kukësi, pasi turizmi është një nga synimet kryesore për zhvillimin e zonës Kreu i qarkut premtoi gjithashtu se është hartuar tashmë një projekt konkret për hapjen e e një galerie arti në Kukës.
Tashmë, qyteti i kolonisë “Art Kolor”, aktivitet i cili duket se do të kthehet në një traditë, po krijon fondin e tij të veprave artistike, pasi artsitët një pjesë të krijimeve të tyre gjatë kolonisë i kanë lënë në Kukës. Me ditë të freskëta maji, por plotë ajër të pastër. Më ditë të ngrohta, plotë diell. Me shiun herë të vrullshëm e herë të lehtë, që la nga pas ylberë mes malit, Kukësi frymëzoi artsitët shqipëtarë e të huaj, që veçse morën prej tij frymëzim dhe emocione, lan nga pas mundësi zhvillimi nëpërmjet artit./KultPlus.com

 

Më Shumë

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit