Xhavit Haliti e Azem Syla, dëshmitarë në një rast për trafik të armëve

xhavit  haliti dhe azem sylaNënkryetari i Kuvendit të saposhpërndarë të Kosovës, Xhavit Haliti, dhe deputeti i PDK-së, Azem Syla, pritet të dëshmojnë për rolin që ka pasur Avdi Lleshi dhe shtëpia e tij gjatë luftës së UÇK-së , shkruan sot Koha Ditore.

Avdi dhe Riza Lleshi janë arrestuar në fillim të muajit maj me dyshimin se janë të përfshirë në trafik të armëve.

Dosja e ish-ushtarit të UÇK-së, Avdi Lleshi, baba i 14 fëmijëve nga fshati Kishaj i rrethit të Hasit, i arrestuar ditën e 1 majit me dyshimin për trafik armësh i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Por arrestimi dhe më pas kalimi i dosjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka hasur në indinjatën e veteranëve të UÇK-së, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë që ka regjistruar emrin si dëshmitar në favor të të arrestuarit anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, Sokol Poga, gatishmërinë të dëshmojnë e kanë konfirmuar edhe nënkryetari i Kuvendit të saposhpërndarë të Kosovës, Xhavit Haliti, dhe deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Koha Ditore

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit