Për pakicat, vende të garantuara, jo të rezervuara

Kuvendi-Uleset e rezervuaraLegjislatura që e lamë pas, ka qenë e fundit që pakicave ua ka ofruar privilegjin e vendeve të rezervuara, pavarësisht votave të cilat ata kanë arritur t’i fitojnë nga elektorati.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami,në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës, tash e tutje, nuk e njeh kategorinë “vende të rezervuara për pakicat”, por vetëm “vende të garantuara”.

Sipas tij, dallimi në mes këtyre dy kategorive kushtetuese është se “vendet e rezervuara” u kanë siguruar pakicave 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe mundësinë që numri i ulëseve të rritet nëse partitë e pakicave kanë siguruara përqindjen e nevojshme të votave për të qenë pjesë e Parlamentit.

“Ndërsa, kategoria e ‘vendeve të garantuara’ nënkupton që nëse serbët i fitojnë shtatëvende nga vota e drejtpërdrejtë, ata i marrin edhe tri vende, duke plotësuar kështu normën prej 10 ulëseve. Thënë më thjesht, nëse eventualisht komuniteti serb siguron përmes votës së drejtpërdrejtë më shumë se 10 ulëse në legjislativin e vendit, Kushtetuta në këtë rast nuk garanton shtimin e asnjë vendi më shumë për ta”, thotë ai.

Ndryshe, tema e vendeve të rezervuara ishte aktualizuar gjatë kohës që po diskutohej kalimi i ligjit për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Pakicat e kishin kushtëzuar kalimin e ligjit për FAK-un me vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit