12 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Filloi ndërtimi i shkollës në Gollubovc të Malishevës

Gollubovc-ndertimi i shkollesSot në fshatin Gollubovc të Malishevës, edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës fillore në këtë fshat. Gurëthemelin e ndërtimit të shkollës, e vendosi i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili bashkë me drejtorin e arsimit, Blerim Thaçi dhe drejtorin e urbanizimit, Urim Kastrati, morën pjesë në fillimin e punimeve të objektit të ri të shkollës.

“Unë para marrjes së mandatit për udhëheqjen e Komunës së Malishevës, kam dhënë një pretim, të cilin po e mbaj, e premtim i imi ishte, se do të investoj në zonat më të thella të komunës sonë, në ato zona ku kanë munguar investimet”, tha Begaj, në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e shkollës së fshatit.

“Urime për shkollën e re, në veçanti për ju nxënës shumë urime, e trashëgofshi shkollën”, tha mes tjerash Begaj, e më pas i porositi mësimdhënësit, që të punojnë në arsimimin e fëmijëve.

Kjo shkollë, ka një hapësirë prej 1300 metra katrorë dhe objekti do ti ketë dhjetë klasa për mësim, ndërsa ndërtimi i saj, sipas kontratës është me kohëzgjatje dy vjeçare. Ndërtimi i shkollës do të bëhet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kap një shumë 298 mijë euro. Punëkryes i punimeve është N.N.P. “Sinani ING” nga Prishtina.

Fshati Gollubovc, është prej fshatrave më të largëta nga qendra komunale e Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Lajmet e Fundit