Thirrja e dëshpëruar e Deryck Whibley

Deryck WhibleyDeryck Whibley, muzikanti i nominuar për çmimet “Grammy”, ish i dashuri i Avril Lavigne, paralajmëron për rreziqet e alkoolit, përmes fotografive tronditëse të bëra në spital. Në një thirrje të dëshpëruar, solisti i bandës së rrokut, “Sum 41”, ka paralajmëruar fansat e tij të rinj për rreziqet e të pirit, pasi mëlçia dhe veshkat e tij janë dëmtuar rëndë.

Deryck Whibley, ylli kanadez i rrokut, i cili ka qenë i martuar me Avril Lavigne, ka më tepër se një muaj i shtruar në spital, pasi u sëmur rëndë në shtëpi. Mjekët i kanë thënë 34-vjeçarit se organet e tij janë aq të dëmtuara saqë, nëse ai pi edhe një pije më tepër, mund të vdesë.

Në një postim prekës, të bërë në faqen e tij zyrtare, ditën e premte, muzikanti i nominuar për “Grammy” tregoi se ka qenë shumë sëmurë në spital dhe se ka kaluar një javë në gjendje të pavetëdijshme. “Unë pija shumë çdo ditë. Deri sa erdhi një mbrëmje. Po qëndroja në shtëpi, i hodha vetes një pije tjetër rreth mesnate dhe po bëhesha gati për të parë një film, kur krejt papritur fillova të mos ndihem mirë”, shkroi muzikanti në postim.

E dashura e tij e çoi me nxitim në spital, ku atij iu tha më vonë se mëlçia dhe veshkat e tij ishin në gjendje të rëndë, raporton “Rolling Stone”.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit