PDK mblidhet sonte për ta korrigjuar listën e kandidatëve për deputetë

Thaci dhe VeseliPartia Demokratike e Kosovës, do të mblidhet sonte për t’i dhënë dorën e fundit ndryshimeve eventuale, në listën e saj të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 8 qershorit, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net.
PDK, ka qenë e fundit nga subjektet politike që të premten pak para mesnatës, ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ, vetëm dy minuta para mbylljes së afatit zyrtarë.

Por, drejtuesit e kësaj partie, siç bëjnë të ditur burime të lajmi.net, do të mblidhen sërish sonte rreth orës 22:00, për të shqyrtuar edhe një herë listën, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Partitë politike, mund të bëjnë ndërhyrje, duke tërhequr ndonjë emër nga listat, për ta zëvendësuar me dikë tjetër, apo edhe duke ndryshuar pozicionimin në renditje, vetëm edhe gjatë ditës së sotme, saktësisht deri në orën 00:00.

Nga ky takim, mund të rezultojë edhe ndryshimi i listës së paraqitur nga kjo parti në KQZ. Pozicionimi në listë dhe lënia jashtë saj e disa nga emrave me peshë në parti, ka ngjallur pakënaqësi në struktura.Njëra nga arsyet, në mos kryesorja e këtij takimi, mësohet të jetë shuarja e këtyre pakënaqësive.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit