7.3 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Idriz Vehapi shpërfill Ligjin, cakton Ymer Fazliun nga PDK përfaqësues të shoqërisë civile në KKSB të Rahovecit!

IdrizVehapi-rahovec-pdkKuvendi i Komunës së Rahovecit në seancën e mbajtur në muajin mars 2014, ka themeluar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), vendim ky që rrjedh nga neni 7 Ligjit për Policinë dhe nenit 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativë nr. 27/12-03/2012 të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas Ligjit për Policinë, Këshilli për Siguri në Bashkësi është organ këshillues i kryesuar nga kryetari i Komunës dhe anëtarë të tjerë që janë përfaqësues të të gjitha komuniteteve përbrenda komunës, e njeriu që është caktuar ta përfaqësojë shoqërinë civile në këtë këshill është Ymer Fazliu.

Ymer Fazliu vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, bashkëpartiak i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Fazliu aktualisht në strukturat të PDK-së ushtron postin e kryetarit të nëndegës së këtij subjekti politik në fshatin Celinë.

Po ashtu edhe Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, i cili është monitorues i punës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, në raportin e saj të muajit mars ka evidentuar disa mangësi nga kryetari i Komunës, Idriz Vehapi, gjatë krijimit të këtij këshilli, duke cituar se nuk janë krijuar kushtet e favorshme për të gjitha palët, ngase nuk është bërë fare ftesë publike përmes mediave për të marrë propozimit e të interesuarve për të qenë pjesë e këtij këshilli.

“Bazuar në dispozitat e neneve përkatëse të udhëzimit administrative për këshillat për siguri në bashkësi, Kryetari i Komunës së Rahovecit ka shkelur procedurat në emërimin e anëtarëve, duke mos krijuar kushte të favorshme për gjithë palët e mundshme të interesuara për të qenë pjesë e këtij këshilli ngase nuk është bërë fare ftesë përmes mediave publike për të marrë propozimet eventuale për këtë këshillë”, thuhet në Raportin e KDI-së për KK Rahovecin.

RahovecPress ka siguruar listën e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku në këtë listë është edhe emri i Ymer Fazliut që përfaqëson shoqërinë civile dhe mediat lokale pa qenë i inkuadruar në këto të fundit, as si pjesëtar i shoqërisë civile dhe as në mediat lokale.

Më Shumë

Sot pa rrymë disa zona në Prizren e Suharekë, KEDS kryen punime në rrjet

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme disa zona në Prizren dhe Suharekë do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve...

Liria kualifikohet në Kupë pas fitores dramatike ndaj Suharekës

Liria ka siguruar kalimin në rundin tjetër të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Suharekën me rezultat 2:1 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Ndeshja ishte...

Lajmet e Fundit