Shfaqja kosovare “Shembja e Kullës së Ajfelit” shfaqet në Lyon

Shembja e Kullës së AjfelitShfaqja kosovare “Shembja e Kullës së Ajfelit”, në regji të Blerta Nezirajt, do të shfaqet sot dhe nesër nga ora 16:30 në Lyon, në Théâtre Nouvelle Génération. Shfaqja kosovare është pjesë e festivalit “Printemps d”Europe” që po mbahet në Lyon dhe në disa qytetet tjera të Francës.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është prodhimi i Qendrës Multimedia dhe ka pasur premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në dhjetor të vitit të shkuar.

E shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj, në shfaqje luajn aktorët: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili e Armend Ismajli. Koreografë: Violeta Vitanova e Stanislav Genadiev. Kukullat dhe hijet: Clément Peretjatko. Kompozitor: Gabriele Marangoni. Dizajni i skenës dhe dritave: Nico de Rooij. Kostumografe: Marija Papucevska. Dramaturge: Borka Pavi?evi?.

Në shfaqje, në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një europiani i cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit