17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në parafushatë të Thaçit (Foto)

KadriKryeziu14Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu nuk po mund t’i shkëputet politikës.Nuk ka takim politik  që  lideri i PDK-së, Hashim Thaçi , ka organizuar në Prizren, që nuk ka marrë pjesë edhe Kryeziu.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,  Kadri Kryeziu është parë edhe në tubimin e parafushatës të  ditës së djeshme të Thaçit, që ka mbajtur me strukturat dhe kandidatët e PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës në Prizren.

“PrizrenPress” ka arritë të sigurojë foto të takimit të parafushatës së Thaçit në Prizren, ku pas kandidatëve të PDK-së për deputet,Hajradin Kuçit, Nait Hasanit, Irfan Fushës, shihet edhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,Kadri Kryeziu.

Kadri Kryeziu pas përfundimit të luftës në Kosovë, gjatë kohës së qeverisë së përkohëshme të Hashim Thaçit,  ka qenë kryetar i Komunës së Prizrenit.

kadria 2karia1

Pas humbjes së  zgjedhjeve, Kadri Kryeziu, është  emëruar kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.Ai këtë pozitë politike e ka mbajtur deri në emërimin si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pozitë të cilën e mban edhe sot. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

Lajmet e Fundit