Panamaja mbështet shtetin e Kosovës

Ricardo Martinelli-Enver HoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, presidentin e Republikës së Panamasë, Ricardo Martinelli, i cili ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit me presidentin Martinelli, ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që ky shtet ka dhënë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj e njoftoi presidentin panamez për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve bilaterale me Panamanë, duke iu referuar edhe hapjes së Ambasadës së Kosovës në Panama, si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli, falënderoi ministrin Hoxhaj për mikpritjen, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit të tij për Kosovën.

Martinelli po ashtu shprehu vullnetin e shtetit panamez për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës.

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Totaj për qeverinë: 400 milionë euro pagesa sociale na 2022-ta, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria

Kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuat qeverinë e Kosovës për pagesat sociale që, sipas tij, veçse krijojnë varësi të qytetarëve te qeveria ndërsa...

Lajmet e Fundit