Thaçi: Prizreni, bastion i PDK-së

thaci edita, fusha23Lideri i PDK-së,Hashim Thaçi,ka qëndëruar sot në Prizren. Ai bashkë me kandidatët e PDK-së nga Prizreni për deputet të Parlamentit të Kosovës ka pirë kafe në lagjen “Ortakoll” dhe “Kurillë”.

Ndërkaq, në shehsin “Shatërvan”,Thaçi ka gjetur kohë për të bërë “selfie “ me qytetarët e këtij qyteti.

” Ndjehet shumë i kënaqur që “Misioni i Ri” i PDK-së po gjenë mbështetje të gjërë nga shumica e qytetarëve të vendit”, tha Thaçi.

“Sot kam ardhur krejt spontanishtë në Prizren,i cili mbetet bastioni kryesor i partisë “.Gjatë kësaj vizite Kryeministri Thaçi dhe kandidatët për deputet para qytetarëve shpalosën platformën politike-zgjedhore të PDK-së, “Misioni i Ri” duke u përqendruar veçmas të zhvillimi ekonomik dhe Fondin e punësimit edhe përmes zhvillimit të turizmit duke joshur investime te huaja direket ngase qyteti i Prizrenit ka potenciale të mëdha turistike si në planin e trashëgimisë kulturorë ashtu edhe në bukurit natyrore.

Fondi për punësim synon të kontribuojë në rritjen ekonomike të Kosovës, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e qasjes në financa me kushte të volitshme për sipërmarrësit e rijnë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe korporata.

Pikërisht për këto qëllime 1.5 miliardë euro do të jepen për garantë për çdo biznes në Kosovë që dëshmon se do të krijojë vende pune. Poashtu Kryeministri Thaçi njoftoi sedo t’i krijojmë 200,000 vende të reja të punës me Fondin e Ri të Punësimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit