LDK në Rahovec akuzon PDK-në për dëmtimin e materialeve promovuese

ldk1Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Rahovec, përmes një reagimi për media ka akuzuar se militantet e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dëmtuar rendë materialet promovuese të LDK-së në Rahhovec.

“Militantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, të dëshpëruar duke parë humbjen që po vjen me 8 Qershor dhe duke parë përkrahjen masive të qytetarëve dhënë LDK-ës si asnjëherë me pare, sot në mëngjesin e hershëm kanë dëmtuar materialet promovuese të LDK-së në Rahovec.”

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec, dënon këtë akt qyqar dhe të pa pranueshëm për vlerat qytetare të Rahovecit e më gjerë, kërkon nga Policia e Kosovës, KZAP-i dhe institucionet relevante të ndërmarrin veprime ndëshkuese për kryesit e këtyre akteve jo qytetare.”

“Njëkohësisht kërkojmë nga qytetarët, anëtarësia dhe simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të ruajnë qetësinë qytetare, të shkojmë në zgjedhjet e 8 qershorit në fitoren e madhe për Kosovën, LDK-në dhe kthimin e dinjitetit të qytetarit dhe demokracisë në vend”, thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Rahovec.

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit