19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Ekspozitë e fotografive “Prizreni po lulëzon”

prizreni po lulzonOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe ” sot ka organizuar ekspozitë të fotografive në sheshin “Shatërvan” në Prizren. Ekspozita “Prizreni po lulëzon” u organizua në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…” financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Ekspozita përmbante fotografi të realizuara nga stafi i organizatës dhe qytetarët e Prizrenit, të cilat tregojnë nivelin e kaosit, degradimit, papastërtisë dhe ngulfatjes në të cilën gjenden shumë lagje të Prizrenit.
Fjolla Gashi, koordinatore projekti tha se këto fotografi edhe një herë dëshmuan cilësinë e jetesës së qytetarëve të Prizrenit, të cilët përballen me mjedis të ndotur, infrastrukturë të pamjaftueshme, zaptim të hapësirës publike, rrezikim të sigurisë publike.
“Veprimi qytetar nuk ka qenë asnjë herë më i nevojshëm se sot. Lulëzimi për të cilin flasin zyrtarët e komunës na bën të dyshojmë në aftësinë e tyre për t’i parë gjërat në mënyrë të drejtë. Ne, si kurrë më parë kemi nevojë për organizim qytetar që do ta demaskojë retorikën “lulëzuese” të zyrtarëve të komunës. Në fund të fundit, ne jo patjetër kemi nevojë për lulëzim a shkëlqim. Ajo që na duhet është të sigurojmë rend dhe rregull në qytetin tonë. Ta kthejmë Prizrenin e vjetër, i cili ka qenë i pastër, i mbajtur mirë, i lirë për lëvizje, i bukur për ta shijuar. Thjesht një Prizren që ka nevojë të dalë nga ngulfatja. Ne kemi nevojë për organizim qytetar që do t’ia kthejë qytetin qytetarëve”, tha ajo.

“Ekspozita “Prizreni po lulëzon” është një thirrje për veprim të përbashkët dhe njëkohësisht një kritikë ndaj institucioneve të shtetit për veprim dhe jo për retorikë “lulëzuese”. Fotografitë e eskpozitës, të realizuara në një numër të madh lagjesh të Prizrenit për të gjithë ne duhet të jenë thirrje për veprim. Duke i thirrur ndërgjegjes sonë ne duhet ta forcojmë përgjegjësinë tonë për të shpëtuar qytetin nga kaosi, degradimi, uzurpimi dhe ngulfatja”.

“Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë: gratë, pleqtë, të rinjtë, personat me nevoja të veçanta, banorët e lagjeve të varfra, kultura dhe mjedisi. Me secilin grup të komunitetit, gjatë vitit 2014 të projektit do të organizohen dy fokus grupe dhe një debat publik, ndërsa paralelisht do të zhvillohet procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shorti i basketbollit, derbi i zjarrtë Bashkimi-Trepça luhet që në xhiron e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Meshkujt. Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija...

“Për kokërr t`qefit”, nesër nis Hardh Fest në Rahovec

Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit shënohet edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit "Hardh Fest". "Një nga ngjarjet më të rëndësishme jo...

Lajmet e Fundit