5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Hana Qena, drejtoresha e re e “Skena UP”

hana qenajFestivali ndërkombëtar për film dhe teatër “Skena Up”, prej edicionit të ardhshëm do të drejtohet nga një drejtoreshë e re. Hana Qena, që deri më tani ka qenë menagjere e festivalit, tani ka marrë pozitën udhëheqëse, pas dorëheqjes së Arben Zharkut.

Me vendim të Bordit të festivalit, Qena ka marrë këtë post pasi dëri tani ka qenë udhëheqëse e programit për teatër në këtë festival.
Qena vjen nga Fakulteti i Arteve në kryeqytet ndërsa është pjesë e grupit “Haveit”, bashkë me Vesa Qenën, Lola dhe Alketa Sylajn.

Katërshja ka vetëm pak ditë që janë kthyer nga rezidenca artistike në Tiranë ndërsa pritet që së shpejti të jenë pjesë edhe e rezidencave tjera. Ndërkaq, festivali “Skena Up” është festivali i vetëm që promovon punën e studentëve të filmit dhe regjisë nga e gjithë bota.

Në edicionin e fundit që u mbajt në dhjetor të vitit 2013, filmi më i mirë i këtij festivali u shpall filmi “The Swing of the Coffin Make”, me regji të Elmar Imanov nga Gjermania. / KultPlus.com

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit