Në Rahovec shpallet konkursi për nxënësit e klasës së dhjetë

Shkolla-nxenesitDrejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Rahovec ka shpallur konkursin për regjistrim të nxënësve në klasën e dhjetë, në gjimnaze dhe në shkollë profesionale.

Dorëzimi i dokumenteve të kompletuara bëhet në shkollat përkatëse në Rahovec në datat 16. 17 dhe 18 qershor, prej orës 8 deri në 16, pranë administratave të shkollave.

Luten nxënësit që të kenë kujdes në kompletimin e dokumentacionit përkatës, ndërsa ata që e kanë kryer shkollën nëntëvjeçare jashtë Republikës së Kosovës duhet të bëjnë nostrifikimin e certifikatës në MASHT. Numri i nxënësve që do të regjistrohen sipas shkollave është si më poshtë;

Në gjimnazin “Xhelal Hajda-Toni” do të pranohen 320 nxënës, në shkollën e mesme teknike-profesionale do të regjistrohen 224 nxënës, në shkollën e mesme “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të pranohen 160 nxënës, ndërsa në shkollën e mesme “12 Maji” në Ratkoc do të pranohen 256 nxënës.

Konkurrentët do të njoftohen nëse janë pranuar apo jo më 19 qershor.
Informatat më të hollësishme të interesuarit mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Më Shumë

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit