Të hënën hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme në Prizren

Nexhat cocaj DKATë hënën hapet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme të Prizrenit.Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për medie,drejtori i Arsimit në Prizren,Nexhat Çoçaj.

“Nga dita e hënë të gjithë semimaturantët mund të konkurrojnë për regjistrim në shkollat ku ata pretendojnë të vijojnë shkollimin e tyre”.
“Ky konkurs realizohet nga drejtoritë e arsimit në krahasim me vitet paraprake kur me këtë çështje obligohej Ministria e Arsimit”.

Drejtori Çoçaj tha më tej se këtë vit për herë të parë do të hapen edhe dy institucione të rëndësishme shkollore në Prizren,Qendra e Kompetencave dhe Shkolla e Agrobiznesit,dhe më këtë tha ai synojmë që të mundësojmë shkollim kualitativ dhe gjithëpërfshirës për rininë tonë.

Sipas Çoçajt,semimaturantët dokumentet duhet ti dorëzojnë në shkollat ku synojnë të regjistrohen nga e hëna deri ditën e mërkurë,ndërsa ditën e enjte do të shpallen rezultatet e pranimit të semimaturantëve në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme të Prizreni/TV Prizreni/

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit