-7.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Shala: Kryesia e LDK-së diskutoi për marrëveshjen e koalicionit

Kujtim Shala-ldkAnëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, nuk është biseduar për rezultatet e kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Shala ka thënë se në takimin e sotëm të kryesisë është biseduar për ecurinë e punës së koalicionit – marrëveshjes në mes tri partive politike për ta ndërtuar qeverinë ( LDK, AAK, NISMA).

Ndërsa, sa i përket pakënaqësive të kandidatëve për deputet të LDK-së, me numrin e votave të fituara, Shala ka thënë se” rezultatet e publikuara deri më tani, të kandidatëve për deputet, janë preliminare”.

“Për ne të vlefshme janë rezultatet të cilat i shpall Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas përfaqësuesit tonë në KQZ, rezultatet e publikuara nëpër media, për kandidatët për deputet, përfshijnë vetëm 70 për qind të kutive të numëruara”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Ndryshe, sot në media është raportuar, se në mbledhjen e kryesisë së LDK-së është diskutuar dhe janë shprehur pakënaqësi, për rezultatin dhe votat e deputetëve të kësaj partie.

Sipas raportimeve të mediave, në këtë takim janë shfaqur pakënaqësi të shumta me rezultatin e LDK-së, në zgjedhje, me votat e kandidatëve e po ashtu edhe me marrëveshjen e shpejtë me AAK-në dhe Nismën.

Më Shumë

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e kësaj komune, duke...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit