Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në veri të Mitrovicës

xhandarmeria serbeRreth 100 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë hyrë mbrëmë nga Serbia në veri të territorit të Republikës së Kosovës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, këta pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, duke përshirë këtu edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, që janë nën urdhrat e bosit të ‘nëntokës’ Zvonko Veselinoviq, e qw janë mobilizuar të dielën dhe do të jenë në gatishmëri afër urës së Ibrit prej orës 15:00 e deri në kohë të pacaktuar.

Ata do të jenë në prapaskenë, përkatësisht afër kafiterisë ‘Dolce Vita’ dhe ‘Bagat’-it, dhe do të reagojnë menjëherë nëse paraqitet nevoja, ndërsa pranë urës do të jenë forca të shtuara të Policisë së Kosovës të stacionit veri.

Burimet kanë bërë të ditur se njëri nga strukturat udhëheqëse të Policisë së Kosovës në veri, ka urdhëruar po ashtu mobilizimin e policëve shtesë edhe nga komunat tjera veriore gjatë kësaj kohe pranë urës.

“ ‘Dolce Vita’ është përplot xhandarë serbë dhe njerëz të panjohur nga Beogradi. Janë urdhëruar të angazhohen edhe nga 15 policë shtesë veç veriut të Mitrovicës, edhe nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, me të gjitha pajisjet e duhura, ndërsa është urdhëruar po ashtu që nga e shtuna pasdite, që gjatë secilit pranim-dorëzim të ndërrimit të numërohen zhardinierët dhe pishat në ‘Parkun e paqes’”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se e gjithë kjo është masë kundër kërcënimit të kryetarit të jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe protestës që do të mbahet në jug të qytetit, për parandalimin eventual të protestuesve shqiptarë në veri apo shkatërrimin e ‘Parkut të paqes’.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit