6.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Shteti i pagoi jo vetëm zmadhimin e gjoksit

jessie5Një kandidate për modele në Britaninë e Madhe ka shkaktuar akoma më shumë zemërim në opinionin publik kur zbuloi se merr 6 mijë sterlina në vit nga paratë e taksapaguesve për të udhëtuar me taksi.

Nëna e dy fëmijëve, Josie Cunningham tha se nuk mund të udhëtojë me autobus për shkak se e kapin kriza e ankthit.

Gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak se ajo zmadhoi gjoksin me 4800 sterlina, të paguara nga taksapaguesit.

Argumenti i saj ishte se gjoksi i vogël po i shkatërronte jetën.

Por pasi bëri gjoksin me paratë e britanikëve, ndaj saj shpërtheu zemërimi.

Këshilli vendor i ka dhënë asaj 150 sterlina në javë vetëm për të marrë taksi.

“Përse duhet të shqetësohem kur është pikërisht publiku që më shqetëson kaq shumë. Më njohin të gjithë dhe marr shumë mesazhe urrejtje, ndaj është e pamundur që të përdor transportin publik.

Taksapaguesit duhet të jenë mirënjohës që përdor taksi se mund të jenë edhe makina të marra me qira”, tha ajo.

Ajo është aktualisht shtatzënë në muajin e gjashtë. Fëmija u ngjiz gjatë kohës që ajo u bë prostitutë me 1 mijë sterlina nata.

Më Shumë

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

OVL-UÇK distancohet nga veprimet e degës në Has

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) distancohet nga veprimet e ndërmarra nga dega e saj në Has, lidhur me largimin e pllakës...

Lajmet e Fundit