20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Limaj: Folëm për prioritetet e Qeverisë – Haradinaj: Do të kemi takim edhe me Albin Kurtin

Limaj-Mustafa-Haradinaj14(E plotësuar) Lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe i nominuari për formimin e Qeverisë së re, Ramush Haradinaj, kanë thënë se takimi i sotëm ka pasur për qëllim përcaktimin e prioriteteve të qeverisë së re.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se kanë folur se çka duhet të bëjë Qeveria LDK-AAK-Nisma.

“Do të vazhdojmë listimin e prioriteteve të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Limaj pas takimit, shkruan Express.

Edhe Haradinaj ka thënë se po presin etapat ligjore deri te konstituimi i parlamentit.

Haradinaj nuk ka treguar nëse është folur se cila është përgjigja e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka kërkuar plotësimin e disa kushteve për të përkrahur Qeverinë e opozitës.

Haradinaj ka thënë se shpejt do të ketë një takim edhe me Liderin e VV’së, Albin Kurti.

“Do ta kemi edhe një takim të ardhshëm mes nesh dhe Kuritit, së shpejti”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në emër të LDK’së, ka folur Lutfi Haziri. Ai ka thënë se Kosova nuk duron asnjë Qeveri teknike dhe se do të vazhdohet me krijimin e Qeverisë së opozitës.

Mustafa e Haradinaj te LimajNis takimi Mustafa- Haradinaj- Limaj

Ka nisur takimi ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Në këtë takim do të diskutohet për koalicionin e arritur ndërmjet tre partive dhe për kushtet e Vetëvendosjes.

Mustafa, Haradinaj dhe Limaj pritet që të takohen sot

Një ditë pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga ana e KQZ-së, liderët e partive opozitare, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj pritet të takohen sot gjatë ditës për të diskutuar rreth formimin e Qeverisë së re.

Një zyrtar i AAK-së, i cili nuk deshi që ti përmendet emri, ka konfirmuar për Indeksonline se takimi do të ndodhë gjatë ditës.
“Normalisht liderët e partive politike takohen për me i pa veprimet e mëtutjeshme rreth krijimit të Qeverisë së ardhme”, ka shtuar ai. /Indeksonline/

Më Shumë

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Lajmet e Fundit